Arnold Schwarzenegger dhe Danny deVito nuk kanë pranuar çekun për “Binjakët”

loading...

f1_28-twins1359369108

loading...
Arnold Schwarzenegger dhe Danny Devito nuk kanë pranuar çekun për komedinë e tyre hit “Binjakët” për të ndihmuar shefat e studios për ta realizuar projektin.

Dy aktorët kanë luajtur në filmin e vitit 1988, si dy binjakët që janë ndarë në lindje.

Filmi do ta ketë vazhdimin e vet të quajtur “Trinjakët”, me Eddie Murphyn, i cili luan vëllanë e tretë të humbur, dhe Schwarzenegger tani ka zbuluar që fillimisht nuk janë paguar aspak për t’u shfaqur në filmin origjinal.

Ai tha për gazetën “Daily Mirror”: “Unë ju thashë menjëherë, mos më jepni asgjë, jeni duke rrezikuar, le ta bëjmë filmin për 16.5 milionë dollarësh, le ta mbajmë lirë, askush të mos marrë rroga. Le të marrim vetëm përqindje në fund dhe ta ndajmë.”

Kjo është shpaguar mirë sepse “Binjakët” kanë fituar 216 milionë dollarë duke bërë shumë para për dy aktorët kryesorë.

Schwarzenegger shton: “Në fund kemi bërë më shumë para se çdo gjë tjetër.”

loading...