Armiqësia e Fevziut dhe Ramës pas kamerave, ja çfarë bënë para intervistës (Video)

screenshot-33_1475185974-5889685

Gjatë mbërritjes në studiot e TV Klan, ku për më shumë se dy orë iu përgjigj pyetjeve të gazetarit Blendi Fevziu, u vunë re edhe detaje që jo të gjithë i kanë parë në televizion. Kryeministri Rama dhe gazetari Fevziu nuk ia dhanë dorën njëri-tjetrit. Madje ata evituan edhe kontaktin me sy deri në momentet që filloi intervista. Me sa duket armiqësia e tyre nuk është vetëm në emision, por edhe jashtë tij. Kjo është dukur qartë në një video të shkurtër të realizuar nga gazetarët e emisionit të Fevziut, të cilët më pas e kanë shpërndarë, ku duket se ai që i ka hapur derën në Klan ka qenë vetë Aleksandër Frangaj dhe jo si herët e tjera ku mikpritësi ka qenë Fevziu.