Armina Mevlani në lotë për motoristin që vdiq në Himarë: Do të kujtoj sa herë që…(Foto)

Ndarja nga jeta e 39-vjeçarit Klajdi Shehu ka shkaktuar mërzinë dhe tronditjen e shumë miqve të tij, shumica e tyre të njohur, për shkak edhe të pasionit të tij për motorin.

Një prej tyre ka qenë edhe blogerja Armina Mevlani, e cila mesa duket ka qenë mike e Shehut.

“E di që të ka bërë të lumtur gjithmonë muzika e bukur dhe unë do të kujtoj gjithmonë sa herë dëgjoj muzikën e bukur që ti më ke dhënë! Bëji të fala Jim Morrison! Do të na marrë malli Klajd Shehu…shumë!,”-përfundon postimi i Mevlanit shoqëruar me këngën e David Bowie, “Heroes”.

Klajd Shehu ndërroi jetë gjatë ditës së sotme si pasojë e një përplasje fatale me motor në Himarë./