Arkitektët shqiptarë që ndërtuan monumentet më të mëdha të Perandorisë Otomane (Video)

Realizua vepra të shumta në zemër të Perandorisë Osmane në shekullin XVI, por nuk harruan kurrë vendin nga ku vinin.
Mikelangjelo i Orientit – arkitekt Mimar Sinani (1490-1588) – la pas vetes veprat më të mëdha arkitektonike të Stambollit. Sot të gjithë duan ta përvetësojnë njeriun që ishte projektues i së paku 374 objekteve të mëdha arkitektonike. Por, një gjë që dihet sigurt është se ai ndihmoi edhe dy arkitekt tjerë shqiptarë.
Njëri nga ta ishte Mehmet Aga Biçakçiu (1540 – 1617), kryearkitekt i Xhamisë së Kaltër në Stamboll, me origjinë nga Elbasani. Ndërkaq, tjetri ishte Mimar Kasëmi (1570-1660) nga Gremshi i Skraparit, që la gjurmë edhe në Shqipëri. Veprat monumentale të projektuara nga ai janë: Qoshku Bagdad, Qoshku Revan, Xhamia me Fajance në Stamboll, si dhe bujtina, ura e banja në Shqipëri, përfshirë trasenë e rrugës mesjetare Berat-Korçë.
Për të mësuar më shumë se kush ishte Kasëmi, djali i Malit Baba – kryearkitekti që sot njihet shumë pak, pavarësisht realizimeve të tij – shikojeni dokumentarin e gazetarit Marin Mema.
Për më shumë ju sjellim më poshtë edhe videon:

VIDEO