Arjan Çani ditëlindje me vajza topless (Vajza Lakuriqe) (FOTO)

loading...


Pavarësisht se i duket kompliment i tepruar ai sot është një nga njerëzit më me influencë në median shqiptare.

Të gjithë duan të jenë në studion e tij, pavarësisht se nëpër tavolina ndodh që edhe ta shajnë (kjo për faktin se ai censurën nuk e njeh). Megjithatë kjo pak rëndësi ka. “Zona e lirë” është tribuna e lirisë mediatike; politikanë, analistë, artistë, ambientalistë, profesionistë të lirë, madje edhe striptiz zhvishen nga komplekset dhe rrëfehen tek ai, raporton revista Story.

Sepse Ariani di “të zhvesh”! Kështu i zhveshi edhe më të ndrojturit në ditëlindjen e tij të 45-të. Duke ua sjellë nga ekrani fare pranë DJ. Katushen, për të cilën ishin zilepsur teksa e shihnin në studion e tij, dhe u magjepsën ndërsa e kishin përballë, aty pranë, ndërsa e prekën, kërcyen e u puthën me të… A mund të ndodhte ndryshe në përvjetorin e Arian Çanit…?!

Arian, u bëre 45-s! Si ndihet një mashkull në këtë moshë?

Mirë shumë. Thonë që është mesi i artë. Thonë se kjo është fiks mosha kur ose e ha, ose shpëton… Unë po pres…

Çfarë bilanci bëtë dhe çfarë nuk ke mundur të bësh deri tani?

Nuk kam bërë asnjë bilanc… Jeta ime sapo ka nisur!

Bëtë një festë të madhe te Mumja, ku kishit të ftuar shumë miq. Cili nga ish-miqtë tuaj nuk mori ftesë në këtë rast?

Shumë nuk arrita t’i ftoj për arsye thjesht teknike. Do të doja të kisha ftuar shumë më tepër, por lista nuk ka fund dhe m’u desh ta mbaja dorën…

Kush ka qenë urimi më i bukur që ke marrë dhe prej kujt? Puthja e shoqes time Pufi!

Me kë ju ka mbetur hatri që nuk ju ka uruar?

Me asnjë. Unë nuk parapëlqej të bëj festa as të festoj ditëlindje. Ndoshta kjo ishte e para dhe e bëra më shumë në formën e një show meqë kisha ftuar DJ Katushen në Tiranë.

Cila ka qenë dhurata më e lezeçme që more në këtë përvjetor?

Një super ‘party’ që më dhuroi Katusha me dy balerinët, njëri italian dhe tjetra kubaneze. Por, mbi të gjitha qejfi që përjetuan gjithë miqtë e mi atë natë që nuk donte të mbaronte…

Ju trembin vitet?

Jo dhe aq… Thuhet se paguhesh shumë mirë.

Jeni i pasur?

Nuk më intereson pasuria në vetvete. Paratë janë thjesht një instrument për mua.

Sot jeni një nga personazhet më me influencë në botën e medias. Kush është kundërshtari juaj më i madh?

Rrofsh për këtë kompliment, por nëse e marrim të mirëqënë këtë që thua, atëherë kundërshtari më i madh i imi, jam unë.

Po konkurrenti?

Unë përsëri… Hahahaha… Hajde delir hajde… Hahahaha.

Arian, si ka ecur për ju ky sezon i “Zonë e Lirë”? Kush ka qenë i ftuari më pikant deri më tani?

Le të them Dj Katusha meqë më vjen me cica jashtë. Kështu nuk do t’i mbetet qejfi asnjërit (ës).

Katjushkën e keni bërë shumë të famshme në Shqipëri. E kishit edhe në ditëlindje, e përmendët edhe më sipër. Ju pëlqejnë topless apo përmes Katushkës (dhe të tjerave) doni të jepni mesazhe e të thyeni tabutë e meshkujve të frusturuar në vend?

Të dyja bashkë! Liria për të ftuar këdo në studio ju ka ngjallur xhelozi tek ndonjë koleg? Jua ka pohuar dikush të paktën?

Herë pas here ma thonë. Por nuk mendoj se kjo ka ndonjë interes të madh.

Ke filluar të jesh prezente në emisione politik. Sa komod ndihesh në rolin e analistit?

Në fakt nuk shkoj si analist por si gazetar. Ndjehem mirë sepse tani është momenti që secili nga ne të thotë fjalën e tij!

Familjen e ruani me fanatizëm. Keni frikë nga syri i keq?

Jo nuk jam nga ata fanatikë.

Gjatë emisionit të fundit përmendët se kishit arreduar shtëpinë nga Brunes. Keni marrë shtëpi të re?

Po pra. Me Brunes jam…Te Rolling Hills… Një rezidencë e rallë pranë TEG-ut në një kodër me ullinj…

Me kaq vite punë keni arritur të keni sot shtëpinë e ëndrrave tuaja?

Cilësisht po. Por për mua, materia nuk ka lidhje me ëndrrat.

Pas emisionit të premteve duket se nis ‘harbimi’ për ju dhe të ftuarit në club-et e kryeqytetit. Ju pëlqen jeta e natës apo më shumë ju pëlqen rituali i të mbledhurit të të ftuarve apo miqve pas mbylljes së çdo emisioni?

Jo… Unë nuk harbohem asnjëherë pas emisionit. Ajo që kam nevojë pas emisionit është të ulem në një kafe të qetë në Tiranë dhe të dëgjoj 92.4 fm…

Fundjavat janë familjare? Si i kaloni? Ku i kaloni?

Vërdallë. Herë në Qerret, herë në ndonjë ‘club’ nate, sepse Pufi kërcen shumë, herë në Paris…

Fëmijët tuaj e ndjekin emisionin “Zonë e lirë”? Çfarë ju ke ndaluar të shohin në ekran?

E shohin herë pas here, por pak pasi duhet të flenë në atë orë…

Pufin, çfarë është ajo që e ka mërzitur tek emisioni yt (nëse ka ndodhur ndonjëherë)?

Asgjë nuk e mërzit Pufin… Pufi është kritikja ime më e mirë!
ac1

loading...

ac2

ac3

ac4

ac5

ac6

ac7

loading...