Ariu sulmoi prezantuesen para shikuesve (VIDEO)

loading...

loading...
Në televizionin rus para syve të spektatorëve është luajtur një dramë e vërtetë pak ditë më parë, kur ariu Bonja mori pjesë bashkë me trajnuesin e saj në emisionin e quajtur “O dashuri.” Ariu me fustan dhe një kapelë po kënaqte publikun duke kryer truqe të ndryshme. Trajneri gjatë gjithë kohës ishte afër kafshës. Pranë tyre qëndronte udhëheqësja e emisionit që thoshte se Bonja nuk është aq e rrezikshme sa arinjtë e tjerë, për shkak se ajo është e trajnuar mirë. Udhehqësja u përpoq që të prekur Bonjën por ajo reagoi ashpër. Ariu e kapi vajzën nga krahu dhe filloi t’a tërheqë atë. Kthetrat e ariut u kapën per rrobat e gruas dhe ajo u rrëzua. Trajneri vetëm u përgjigj se ai e kishte paralajmëruar atë që të mos e prekë kafshën. Udhëheqësja kaloi pa lëndime. Ajo u ngrit e qetë dhe kërkoi falje.

loading...