Argëtohen duke parë qentë që përleshen deri në vdekje (Video)

Passport.jpg1

Njerëz nga vende të ndryshme, mblidhen për të parë qentë që luftojnë me njëri-tjetrin, derisa vetëm njëri mbetet gjallë.

Pamjet shokante të luftës së qenve, kanë bërë që drejtues të organizatave për mbrojtjen e kafshëve, të kërkojnë nga autoritetet në Kinë, të ndryshojnë ligjet, në favor të këtyre qenve.

Mirëpo vendasit e kanë mbrojtur këtë organizim, duke thënë se është argëtimi i vetëm në këtë pjesë të izoluar të vendit, transmeton Telegrafi.

Luftërat e qenve që janë zhvilluar në Jishan të provincës Shanxi, kanë zgjatur për disa ditë dhe janë organizuar në shënim të Festivalit të Pranverës.

Gara ishte e hapur për të gjithë që kishin një qen me vete, ndërsa fituesi i secilit meç, fiton një pako duhan dhe një filxhan të madh kinez. /Telegrafi/