Ardian Prrenjasi pranon: Kam vrarë 10-vjeçarin Julian Çela. Pedofili rrëmbeu edhe një 10-vjeçar

576866_474224965964631_1783517510_n

Julian Çela, 10-vjeçari i zhdukur që prej nëntorit të vitit të kaluar, është vrarë nga Ardian Prrenjas, pedofili i arrestuar pak orë më parë. Krimi është pranuar nga 45-vjeçari Prrenjasi, i arrestuar për abuzimet me 10-vjeçarin A.C. Mostra ka pranuar krimin, por nuk ka dhënë detaje se ku është fshehur trupi i të miturit, djali i nëndrejtorit të anti-terrorit në SHISH, Skënder Çela. Pak disa minutash pritet që drejtoria e policisë së Tiranës të dalë në një deklaratë zyrtare për ngjarje.

Zbulimi i krimit mostruos u bë pas arrestimit të 45-vjeçarit Ardian Prrenjasi, i cili kishte mbajtur peng që prej ditës së djeshme 10-vjeçarin me inicialet A.C. Sipas policisë i miturit është gjetur në banesën e fqinjit të tij, 45-vjeçarit Ardian Prrenjasit, i cili dyshohet se ka mbajtur fëmijën 24 orë nën presionin e dhunës fizike dhe psikologjike. Të njëjtat burime dyshojnë se ndaj të miturit janë kryer veprime të turpshme dhe është abuzuar seksualisht me të.

Policia ka ndaluar në kushtet e flagrancës 45-vjeçarin, babai i tre fëmijëve, i divorcuar dhe banor i Tiranës prej disa vitesh. Gjatë momentit të arrestimit ai është kapur me një thikë dhe litar në dorë. Arma e ftohtë dhe litari me të cilin është kapur në flagrancë ka bërë që blutë e Tiranës të ngrenë dyshime se 45-vjeçari kishte si qëllim edhe vrasjen e fëmijës.

Mësohet se 45-vjeçari punonte si shofer në ndërmarrjen e pastrim-gjelbërimit në Tiranë dhe prej dy ditësh nuk ishte paraqitur në punë. Mungesa e tij ka shqetësuar kolegët e punës, të cilët kanë tentuar sot të hyjnë në banesën e tij nga dritarja e banjës. Përpjekjet e kolegëve kanë rënë në sy të të afërmve të 10-vjeçarit, të cilët kanë lajmëruar policinë. Pas dyshimet të ngritura, policia ka ndërhyrë me forcë mesditën e sotme, në ambientet e banesës së Ardian Prrenjasit, ku ka gjetur 10-vjeçarin. Të afërmit e tij shprehen të shokuar nga ngjarja, ndërkohë që banorë të zonës kanë treguar se ai kishte pak kohë që jetonte në lagjen e tyre dhe tregohej i afërt me fëmijët.

Policia dyshonte se 45-vjeçari Ardin Prrenjasit kishte lidhje me zhdukjen e 10-vjeçarit Julian Çela, djalin e nëndrejtorit të anti-terrorit në SHISH, Skënder Çela, i cili rezultonte i zhdukur prej 30 nëntorit 2012.