Arbër Zeka sulmon Flori Mumajesin

“Sa shumë që ka përparu Flori Mumajesi, tash po kompozon edhe këngë për sllavë. Urime Flori, besoj që je mjaft i kërkuar në trevat tona dhe të mjaftojnë lekët për një jetë luksoze… E çuditshme të punosh me dikë që të urren nga brendësia, vetëm këtë s’e kisha besu”.Kështu ka shkruar fituesi i edicionit të pestë të “Big Brother”, Arbër Zeka, në faqen e tij zyrtare në, ‘Facebook’, duke u kapur me producentin nga Tirana, Flori Mumajesi dhe duke i’u referuar një kompozimi që ky i fundit, e ka bërë për një këngëtare sllave.Flori, së fundmi ka punuar këngën,’Na ti mi vogor’ të këngëtares Alesia. Ndërkohë, Arbëri ka pak kohë që i është bashkuar labelit të producentit, Genc Prelvukaj, madje fitet se është edhe menaxheri i këtij labeli.Femina.al