Arbana e ekzagjeron me Photoshop

loading...

f.0302182433406_m

loading...
Prezantuesja e njohur, Arbana Osmani, ka nxitur reagime pasi fotografia e saj ka dalë në ballinën e një reviste shqiptare.

Drejtuesja e “Big Brother” dhe “1001 Pse” në fotografi duket shumë më ndryshe, nga që është në realitet, aq më tepër kur revista doli pothuajse në të njëjtën ditë që Arbana u shfaq për të prezantuar “Big Brother” dhe njerëzit nuk e kishin të vështirë për të bërë krahasimet.

Siç transmeton Panorama, në rrjetet sociale, fansa të ndryshëm të prezantueses thonë se ajo nuk kishte nevojë ta ekzagjeronte kaq shumë me Photoshop, pasi në atë fotografi ajo është totalisht e tjetërsuar, që nga forma e fytyrës, mollëzat e deri te hollimi i komplet imazhit të saj.

loading...