Arabët “mbulojnë me flori” Gylserenin e “Fate të Kryqëzuara”


Arabët, të cilët njihen për luksin në të cilin jetojnë dhe harxhimet marramendëse kanë “mbuluar me flori” edhe aktoren turke, Nurgul Yesilcay.
Yesilcay, e cila për publikun shqiptar njihet si Gylsereni e “Fate të Kryqëzuara”, ka udhëtuar drejt Dubait në Janar për të marrë çmimin “Aktorja më e mirë e vitit” nga “Distinctive International Arab Festivals Awards”.

Organizatorët e festivalit, i cili u mbajt më 9 Janar, është mësuar së fundmi se kanë paguar 50 000 euro vetëm për hotelin ku Yesilcay qëndroi dy netë.
“HT Magazine” thotë se suita mbretërore e hotelit “Atlantis The Palm”, ku fjeti aktorja turke, shtrihej në 1000 metra katror, kishte tri dhoma gjumi, një sallon dhe një shërbëtor privat. Të qëndrosh vetëm një natë në këtë suitë kushton 25 000 euro, thotë media turke.
Gjatë fjalës së falënderimit të mbajtur në festival, Yesilcay tha: “Vij në Dubai për herë të parë. Jam shumë e lumtur për interesin që keni treguar dhe nga takimi me fansat e mi arab.”
Ajo shtoi se ishte shumë krenare që ka “konkurruar me emra të rëndësishëm të botës arabe në kategorinë ‘aktorja më e mirë e vitit’ dhe që marr këtë çmim.”
Nuk ka informacione se sa ishte vlera monetare e çmimit që Yesilcay fitoi në Dubai, por duke qenë se arabët kanë paguar 50 000 mijë euro vetëm për hotelin e saj, vlera e çmimit duhet të ketë qenë shumë e lartë.