Apokalipsi planetit do i vijë nga mungesa e antibiotikëve

loading...

bakt

loading...
Rritja e ndjeshme e infeksioneve që janë rezistente ndaj ilaçeve është e krahasueshme me kërcënimin nga ngrohja globale.

Kështu bëri të ditur kryezyrtarja për mjekësinë në Angli, Sally Davies.

Sipas BBC, Davies thotë se bakteret po bëhen rezistente ndaj ilaçeve aktuale dhe ka shumë pak antibiotikë për t’i zëvendësuar.

Përpara një komiteti deputetësh, ajo tha se edhe një operacion rutinë mund të bëhet vdekjeprurës për shkak të kërcënimit të infeksionit.

Ekspertët thonë se është një problem global dhe ka nevojë për më shumë vëmendje.

Antibiotikët kanë qenë një nga sukseset më të mëdha në historinë e mjekësisë. Megjithatë, bakteret janë një armik që adoptohet shpejt dhe gjen rrugë për t’i rezistuar ilaçeve.

“Është e qartë se ne ndoshta nuk do e shohim kurrë ngrohjen globale, por skenari apokaliptik është se unë pas 20 vitesh mund të vdes nga një infeksion i zakonshëm për shkak se nuk kemi antibiotikë”.

Ajo solli si shembull faktin se për trajtimin e gonoroeas ka mbetur vetëm një antibiotik i vlefshëm.

loading...