Aplikacionet për iPhone që duhet t’i keni

loading...

Aplikacionet-për-iPhone-që-duhet-t’i-keni

loading...
Siç e pëlqen “Apple” të thotë, ekzistojnë aplikacione për të gjitha. Me këtë pohim ndoshta nuk do të pajtoheshim në tërësi, por që ekzistojnë aplikacione për iPhone për të gjithë dhe të cilat janë të shkëlqyeshme, kjo nuk është e vështirë të besohet pasi që në “App Store” momentalisht janë mbi 130.000 sosh.

Marrë parasysh që në këtë grumbull të madh të aplikacioneve është vështirë të gjendet njeriu, kemi vendosur që t’i prezantojmë disa nga më të mirat dhe më interesantet, njofton “/LajmeOnline/”.

Disa nga këtë aplikacione janë të reja, disa nuk janë, por poenta e kësaj liste nuk është të përshkruajë top-aplikacionet më të reja në “AppStore”, por do të përpiqemi t’i paraqesim ato që vlen të përmenden dhe kjo për funksionalitetin e tyre, ndërfaqen, çmimin e volitshëm dhe për gjërat tjera.

Kësaj radhe do t’ua sjellim një përzgjedhje interesante, e cila përfshin disa nga aplikacionet të cilat deri më sot nuk janë përmendur, dhe shumica e njerëzve nuk kanë dëgjuar për to e që në fakt këto janë të shkëlqyeshme si GoodReader dhe SpeakEasy.

– GoodReader: A jeni duke kërkuar një shikues, lexues të dokumenteve dhe sidomos të PDF-ve, nuk ka nevojë të kërkoni më shumë, se aplikacioni GoodReader është ideal për këtë punë. Kushton pak, dhe kryen të gjitha punët që kërkoni nga ai. Shpejt i hap PDF-at nga 50, 100 madje edhe më shumë MB, i kërkon ata, di të bëjë “reflow”, përkatësisht tekstin t’ia përshtat ekranit, të shkarkojë datoteka nga “Safari” apo nga shfletuesi personal dhe kryen edhe shumë funksione tjera. Nëse dëshironi ta keni këtë aplikacion atëherë për të duhet të ndani 0.99 dollarë.

– Classics: A gjendeni shpesh në situata kur nuk keni kohë të mjaftueshme, dhe dëshironi të lexoni, atëherë hidheni syrin kah aplikacioni Classics. Sikur që sugjeron edhe vetë emri, bëhet fjalë për lexuesin e e-librave, i specializuar për librat klasik si “Iliada”, “Frankenstein”, “Huckleberry Finn”, “Liza në botën e çudirave”, “Libri për xhunglën” dhe libra të tjerë. Ky aplikacion ka një ndërfaqe fenomenale dhe kushton 0.99 dollarë.

– 2Do: Rreth shtatë dollarë duhet t’i ndani për aplikacionin To-Do. Duket pak i shtrenjtë, apo jo? Jo në rastin e 2Do, pasi që bëhet fjalë për njërën nga aplikacionet më të mira dhe më të avancuara të këtij tipi, me ndërfaqen më të bukur dhe më praktike të përdoruesit të cilën deri më tani e kemi parë. A ju duhet mënyrë më e mirë për organizimin e detyrave sesa të atij që është i vendosur në kalendarin e iPhone-t, gjithsesi që duhet ta provoni aplikacionin 2Do!

– Typewar: Dyshojmë që ekzistojnë numër më i madh i “geeky” “Massive Multiplayer Online” lojtarëve sesa Typewar, në iPhone apo në përgjithësi. Loja përbëhet nga dallimi i fonteve të cilat u takojnë tipit të caktuar të shkronjave, ndërsa qëllimi është që sa më shumë pikë të fitohen dhe të ngriheni sa më shumë që është e mundur në top-listën e “geek-ve” më tipografik. E thjeshtë, por një lojë shumë infektuese. Nëse dëshironi ta keni këtë atëherë duhet të ndani 1.99 dollarë.

– Sonar Ruler: Asnjë listë e aplikacioneve për iPhone nuk do të ishte e plotë pa së paku një aplikacion gjysmë të dobishëm. Për dallim nga simulatorët e ndryshëm, kjo, megjithatë është e mençur dhe deri diku pra e dobishme, matë largësinë nga iPhone deri te objektet e forta duke shfrytëzuar impulse me zë. Rezultatet nuk janë bash kulmore dhe shumë të besueshme, por kjo gjë është argëtuese. Ky aplikacion kushton 0.99 dollarë.

– SpeakEasy: Para se “Apple” në iPhone OS të ketë vendosur të vë aplikacionin për incizimin e zërit, SpeakEasy ka qenë njëra nga zgjidhjet më të mira për këtë gjë. Edhe pse për nevojat themelore të incizimit më nuk është e nevojshme, edhe më tutje ofron disa funksione të cilat vlen t’i keni, siç janë shpërndarja, shkëmbimi i incizimeve nëpërmjet WiFi-s, kategorizimi i incizimeve, ofrimi i fotografive dhe koordinatave gjeografike dhe shumë gjëra të tjera. Nëse dëshironi ta keni SpeakEasy duhet të paguani 1.99 dollarë.

– Dinosaurs: The American Museum of Natural History Collections: Aplikacioni i parë për iPhone i Muzeut Amerikan të historisë natyrale, dhe kjo është njëra nga befasitë më të mira në mesin e titujve të shumtë edukativ, disa edhe shumë të mërzitshëm. Në vend të hierarkisë së mërzitshme të artikujve, ky aplikacion përmban rreth 800 fotografi dhe imazhe tjera të organizuara në formë të mozaikut. Gjithsesi që e vlen të shikohet njëherë, duke marrë parasysh që ky është edhe falas.

– Layar: Nëse kurrë nuk keni dëgjuar për “augmented reality”, njëri nga “buzzword-ët” e muajve të fundit, nëpërmjet luajtjes së Layar-it shpejt do të mësoni se për çka bëhet fjalë. Nëse për asgjë tjetër këtë vlen ta instaloni pasi që është pa pagesë, ndërsa mundëson edhe qasjen në baza të ndryshme.

– Formula1.com Application: Pas aplikacioneve shumë të shtrenjta për përcjelljen e garave në Formula1, zakonisht aplikacione të dobëta, adhuruesit e këtij sporti më në fund do të kenë mundësi të shohin një të re, e cila është pa pagesë, aplikacionin zyrtar të F1. Ofron të gjitha që lidhen më këtë sport si rezultatet, komentet, kalendarët e garave dhe të gjitha të tjera. Pra, në fund duhet përmendur edhe njëherë që ky aplikacion është falas.

loading...