Aplikacionet më të mira për shkrimtarë dhe gazetarë

loading...

timthumb

loading...
Sot ekzistojnë aplikacione të shumta dhe për të gjitha nevojat. Në mesin e tyre ka edhe aplikacione shumë të mira për shkrimtarë dhe gazetarë. Dhe nëse ju jeni njëri nga ata që vuani nga “bllokimi” për të shkruar apo ëndërroni që një ditë të bëheni gazetar apo shkrimtar i njohur, duhet ta dini që aplikacionet të cilat do t’i paraqesim në vazhdim do t’ju ndihmojnë shumë në arritjen e qëllimit dhe realizimin e ëndrrës.

Bambuser

Aplikacioni “Bambuser” e ka lehtësuar jashtë mase shumë vendosjen e fotografive apo videove të realizuar me anë të telefonit tuaj apo me kamerë në internet. U lejon dhe mundëson gazetarëve që t’i ndajnë dhe publikojnë punimet e tyre nëpërmjet rrjeteve shoqërore.

Dropbox

Ky është në dispozicion edhe si aplikacion por edhe si “desktop servis”, dhe “Dropbox” i ka shpëtuar punimet e gazetarëve të rinj që nga fillimi i editimit të tij në vitin 2007. Krijimi i folder-it individual në të cilin mund të qaseni me ndihmën e “username-t” dhe “password-it” do të thotë që përdoruesit në folder-in e njëjtë mund të qasen nga cilado platformë.

Soundnote

Kanë kaluar ditët e rishkrimit të citateve. Pajisja iPad e cila i mban në mend citatet u lejon gazetarëve që të kujtojnë në disa gjëra dhe ofron mundësinë që t’i kenë në dispozicion sa herë që i harrojnë apo u nevojiten. Shfrytëzuesit mund të dërgojnë audio datoteka drejtpërdrejtë me anë të email-it në laptopët e tyre.

Viddy

Ky aplikacion gjendet në platformat më të njohura për telefona dhe për tablo. Është një ndihmë për realizimin e ëndrrës së secilit njeri që dëshiron të bëhet gazetar. Kamera e avancuar me efekte vizuale dhe audio të avancuar dhe me mundësi tjera u lejon përdoruesve që të krijojnë video-klipet e tyre dhe ato menjëherë t’i vendosin në rrjetet e njohura shoqërore.

Wikipanion

Është i dizajnuar për iOS, mundëson lidhjen direkte me serverët e “Wikipedia-s” me rezultatet automatike të kërkimit derisa i shtypni. Ky aplikacion vjen dhe mundëson qasjen në 75 gjuhë të ndryshme të botës. Pra, gazetar dhe shkrimtar të ardhëm nëse dëshironi ndonjë informacion nga “Wikipedia” atëherë ky aplikacion u mundëson që të keni qasje të shpejt dhe të lehtë.

Audioboo

Është në dispozicion për celularë dhe në ueb-platforma, dhe ky aplikacion i cili e ka prejardhjen nga Londra e përmirëson zërin, i lejon përdoruesit që të shtojnë detaje, shenjat dhe lokacionet dhe mundëson dëgjimin dhe shkëmbimin e lehtë. Aplikaconi “Audioboo Plus” kushton 60 funte për një vit dhe u mundëson përdoruesve të “Facebook-ut” që t’i vendosin përmbajtjet e tyre në faqen në “Facebook”, t’i ndajnë ato me grupet dhe të jenë të kyçur në faqen “Audioboo itunes”. Ata që dëshirojnë gjëra ekstra nga ky aplikacion, dhe këto janë para së gjithash për ata që janë në numër më të madh, atëherë këtu është Audioboo Pro, dhe është një ofertë e veçantë që u lejon kompanive të ndryshme që të shtojnë multi-bashkëpunëtorë në një llogari dhe të kënaqen me kohën e zgjatur të incizimeve dhe të gjitha dobitë që i sjell kjo gjë. Është një gjë e shkëlqyeshme për gazetarët fillestar dhe për shkrimtarët që nëpërmjet videove të realizuara t’i publikojnë ato në të cilat shihen punimet, shkrimet e tyre.

Evernote

Nuk keni memorie të mjaftueshme? Është në dispozicion për secilën pajisje, dhe aplikacioni “Evernote” u lejon që të merrni të gjitha ato që u nevojiten që nga vizatimet e deri të shkrimet e caktuara të gazetave dhe më vonë këto t’i gjeni në laptop, telefonin tuaj celularë apo në kamerë. Rezultati i kësaj është rrjeti i cili ndan dhe shkëmben shënimet që u nevojiten për ndonjë projekt, shkrim tuajin, faqet e preferuara, idetë për shkrimet dhe tregimet e ndryshme dhe shumë gjëra të tjera të cilat janë të dobishme për punën e një gazetari apo të një shkrimtari.

Livescribe

“Shekspirët”, “Tolstojët”, dhe “Heminguejët” e shekullit 21 shfrytëzojnë aplikacionin e mrekullueshëm “Livescribe” në letrën e bazuar në platformën për kompjuter, e centralizuar me lapsin e saj të mençur “Livescribe”, që të incizojë se çka shkruajnë dhe të dëgjojnë dhe njëherësh të sinkronizojnë shënimet, shkrimet e bëra me tingullin e caktuar që i përgjigjet shkrimit. Është në dispozicion në “PCWorld” dhe në “App Store”, lapsat “Livescribe”, The Echo and The Pulse, ofrojnë mundësinë për ruajtjen e të dhënave, me zmadhueset e shkëlqyeshme që i posedon, pastaj me USB konektorët dhe me OLED ekranet.
Natyrisht, këto nuk janë aplikacionet e vetme të cilat mund t’u shërbejnë në punën e tyre gazetarëve dhe shkrimtarëve. E dimë që ekzistojnë edhe shumë të tilla të cilat janë po ashtu të mira, por këto të lartpërmendurat janë më të kërkuarat dhe më të popullarizuarat momentalisht. Duhet përmendur këtu edhe aplikacionet “Writing Prompts” dhe “iA Writer” të cilat po ashtu janë shumë të kërkuara dhe njëherësh mund të ofrojnë shumë ndihmesa për gazetarët dhe për shkrimtarët.

loading...