Apartamenti më i shtrenjtë në botë – çmimi marramendës! (Video)

Një person super i pasur, multi-milioner do të mund të shijojë këtë apartament përrallor pesë katesh, një pishinë gjigante me pafundësi “tobogana”, kur ajo të del në shitje vitin e ardhshëm.

Ky rrokaqiell luksoz në Monako, i cili do të ketë pamje kah Mesdheu, “pronarit të ri” do t’i kushtojë rreth 300 milionë euro, transmeton Telegrafi.

Banesa e vendosur në Tour Odeon, në një kullë me lartësi prej rreth 171 metrash, do të jetë ndërtesa e dytë më e lartë në bregdetin mesdhetar, ndërsa ndërtimi i saj do të përfundoj vitin e ardhshëm.

Kjo ndërtesë super luksoze, detajet e të cilave do të zbulohen në ditët në vazhdim, sipas medieve franceze, do të ketë 27 apartamente marramendëse dhe shumë parqe për argëtim.

1