Anulohet ndeshja Vardar – Shkëndija

loading...

vardar-shkendija-banskoliev

loading...
Derbi i javës së 20 në kampionatin e Maqedonisë në futboll mes skuadrave të Vardarit dhe Shkëndijës që duhej të zhvillohet të dielën në ora 19:30 në stadiumin “Filipi i dytë” në Shkup, zyrtarisht është shtyrë për ditën e martë (12 mars) me fillim në ora 14. Vardari dje pasdite mori njoftim zyrtarë nga Federata e Futbollit të Maqedonisë se, duke vepruar në përputhje me rekomandimet e Ministrisë së Brendshme, u mor vendimi për shtyrjen e derbit për dy ditë. Për më tepër, mbetet në fuqi edhe vendimi për ndalimin e tifozëve mysafir, që nënkupton se nuk do të ketë grupë tifozësh që do të brohorasin për Shkëndijën në Shkup./Shqipmedia

loading...