Anullojini pushimet, pas datës 25 Korrik vijnë surprizat e temperaturave

Për ata që po vuajnë nga kto temperatura të larta, ka një lajm të mirë. Prej datës 25 deri në 29 korrik temperaturat do të jenë më të ulta.

“Bazuar në parashikimin e fushës termike për ditët vijuese deri në fund të korrikut 2017, pritet që të vijojnë temperaturat e larta deri të hënën dt. 24 korrik 2017, ndërsa shkëputet vala e nxehtësisë për dt. 25 – 29 korrik”, njofton Meteoalb.

Sipas parashikimit, vala e të nxehtit rikthehet ditët e fundit të korrikut për të qëndruar edhe në ditët e para të muajit gusht 2017.
“Gjatë kësaj periudhe, pritet që Tirana të shënojë maksimalisht 38 – 38.5°C. Referuar vlerave normale të temperaturave të Tiranës për muajin korrik si dhe referuar korrikut shumë të nxehtë të vitit 2015, korriku 2017 parashikohet të përmbyllet mesatarisht me 3°C mbi temperaturën mesatare shumëvjeçare të Tiranës, por me 3 – 4°C me pak, se korriku 2015”, thekson Meteoalb.