Antioksidantët nxisin kancerin?

loading...

534-400x233

loading...
Ushqimet e popullarizuara antikancerogjene të njohura edhe si “superushqime” nuk parandalojnë këtë sëmundje, por madje edhe e nxisin, pohojnë shkencëtarët.
James Watson pohon që ilaçi kundër shumë llojeve të kancerit do të mbetet i pazbulueshëm, gjithnjë derisa shkencëtarët të mos testojnë rolin e antioksidantëve nga ushqimi dhe shtesat.
Këta përbërës qysh moti janë popullarizuar si faktorë të rëndësishëm të luftës kundër kancerit sepse shkatërrojnë të ashtëquajtura radikale të lira. Megjithatë, dr. Watson konsideron që pikërisht radikalet e lira mund të jenë kyçe për luftën kundër kancerit dhe që shkatërrimi i tyre në organizëm në fakt është kontraproduktiv.
Radikalet e lira jo vetëm që i mbajnë qelizat e sëmura nën kontroll, por i bëjnë efikase edhe terapitë kundër kancerit si rrezatimi dhe kimioterapia.
Në raportin e publikuar në “Journal of the Royal Society”, nobelisti 84-vjeçar komenton që antioksidantët “nxisin më shumë raste të kancerit, se sa i parandalojnë”.
“Qysh kur e studioj kancerin, disa njerëz me qëllim të mirë marrin antioksidantë me ndihmën e shtesave si preventivë, nëse jo edhe terapinë.”
Të dhënat më të reja, megjithatë tregojnë që pamundësia e shërimit të kancerit në fazat e avancuara rrjedh pikërisht nga antioksidantët e tepërt, prandaj është koha që të gjithë të pyetemi seriozisht nëse antioksidantët bëjnë më shumë dëm se sa dobi”, ka shkruar ai.
Watson ka thënë që shumë studime kanë zbuluar që antioksidantët duke përfshirë edhe vitaminat A, C dhe E, si edhe mineralin selen nuk kanë “asnjë efekt të dukshëm” në parandalimin e kancerit të stomakut, e as për të zgjatjen e jetës së personit të sëmurë.
Në fakt, me sa duket ata kanë shkurtuar jetën e atyre që i kanë marrë, dhe në veçanti e rrezikshme ka qenë vitamina E.
Studimi, të cilin e ka kryer dr. Watson në Cold Spring Harbor Laboratory (New York) është publikuar në revistën shkencore “Open Biology”.

loading...