Anna Friel gabimisht i dërgon babait të saj fotografi porno

f1_anna-jpg1362738831

Anna Friel ishte skuqur kur ajo aksidentalisht ia dërgoi babait të saj disa fotografi pornografike derisa po bënte disa hulumtime për rolin e saj të ri.

Ylli i “Pushing Daisied” do të luaj rolin e Jean Raymond, gruaja e baronit të pornos Paul Bradley në filmin e ri “The Look of Love” dhe gjatë hulumtimeve për rolin ajo ka bërë një gabim turpërues pasi që i dërgoi babait të saj fotografitë e Jeanit.

“Ia dërgova një e-mail babait tim me disa fotografi të Jean Raymond. Ai më telefonoi pas kësaj dhe më tha ‘Mendoj se e ke tepruar shumë me këtë’”, ka thënë ajo.

“U çudita se çfarë deshi të thoshte me këtë, pastaj më ra ndërmend se unë ia dërgova ati një e-mail me fotografitë e porno-yllit”, shtoi Friel.