Ankand i pazakontë për mbathjet e Hilterit, çmimi për të cilën u shitën është çmenduri

Kanë qenë të shumta sendet personale të diktatorit më të madh që ka njohur historia, Hitleri, të cilat kanë dalë në ankand dhe janë shitur për mijëra euro. Përgjithësisht kanë qenë libra, dorëshkrime, veshje karakteristike të regjimit të tij nazist, por kjo nuk ishte parë.

Objekti i fundit që është shtiru nga shtëpia e ankandeve Alexander Historical Auctions janë një palë mbathje të veshura nga Adolf Hitler në vitin 1938.

Huffington Post shkruan:

Lideri i nazistëve i kishte harruar ato në lavanderinë e një hoteli në Austri dhe ka qenë nipi i pronarit të këtij hoteli që i ka dorëzuar mbathjet në shtëpinë e ankandeve, çuditërisht ato ishin të ruajtura në gjendje perfekte. Gjithashtu në këto të brendshme ishin të qëndisura inicialet A.H.
Pas shumë kërkesave dhe ofertave në ankand ato iu shitën një blerësi anonim për 7 mijë dollarë.”

7 mijë dollarë për një palë mbathje nuk janë pak apo jo?!