Anita Latifi, kritikohet nga fansat

loading...

loading...
Kishte arritur deri në 15-shen e parë në garën “Deutschland sucht den Superstar” (DSDS) dhe pastaj ishte diskualifikuar për shkak të sjelljes së saj problematike. Kjo është Anita Latifi, shqiptarja 18 vjeçare, e cila, edhe pse çdo gjë ka përfunduar, me deklaratat e herëpashershme po përpiqet të mbetet “mbi ujë”.
Kështu, ditëve të fundit ajo, duke bërë përpjekje të kritikojë rrjedhën e garës, ka kthyer kundër vetes një pjesë të mirë të publikut.

Anita ka ironizuar me emisionin duke iu bashkuar kritikave se është bërë monoton dhe i mungon freskia. Në faqen e saj të facebook-ut ajo ka shkruar “Njerëzit po ankohen se DSDS është bërë kaq monoton (s`është çudi pasi që at kanë mbetur vetëm tipa monotonë). E pra, të dshurit e mi, përse nuk keni votuar për mua? Unë, sidoqoftë, do të siguroja më shumë “action`!!”, transmeton albinfo.ch.

Por, reagimi i fansave dhe “fansave” ka qenë i papritur dhe negativ për të. “Mos u bë më josimpatike se që je”, i ka shkruar dikush në faqen e saj. Ndërsa një tjetër, ka reaguar kështu: “Ne, shqiptarët jemi të kënaqur që nuk ke vazhduar, ndryshe, do të na e nxije fytyrën edhe më shumë”, etj.

loading...