Anija kineze zbulon sinjale të avionit të humbur!

Një anije patrullë kineze që ishte në kërkim të avionit të humbur të Malaysia Airlines MH370 ka zbuluar një sinjal impulsiv me një frekuencë prej 37.5 kHz në sekond në jug të Oqeanir Indian të shtunën, raporton agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua.

37.5 kHz për sekondë është aktualisht frekuenca standarde ndërkombëtare e lokalizatorëve nënujorë të kutive të zeza të aeroplanit.

Një kuti e zezë detektuese e vendosur nga anija Haxiun 01 kapi një sinjal rreth 25 gradë gjerësi në jug dhe 101 gradë gjatësi në lindje, tha Xinhua. Ende nuk është vendosur nëse ajo lidhet me aeroplanin e zhdukur.

Xinhua tha gjithashtu se një aeroplan i forcave ajrore kineze zbuloi një numër të objekteve të bardha lundruese në fushën e kërkimit.