Anglezja shkon në shtëpinë e shqiptarit pas darke, i ndodh gjëma

loading...

loading...

Policia greke ka vënë në pranga një 20-vjeçar shqiptar i cili është denoncuar nga një 24-vjeçare angleze për përdhunim.

Sipas mediave greke, anglezja është abuzuar seksualisht në ishullin Rodhos në Greqi. Me shqiptarin në pranga ra edhe një 22-vjeçar grek.

Ka qenë 24-vjeçarja nga Britania e cila tha ne Polici se ngjarja ndodhi të dielën e 30 korrikut.

Por ngjarja sipas të akuzuarve dhe akuzueses ka versione të kundërta.

Ajo ka thënë se është takuar me shqiptarin në dyqanin ku ai punonte dhe po e priste derisa ai të mbaronte turnin. Më pas së bashku edhe me 22-vjeçarin grek, të tre shkuan për të ngrënë drekë, por pas darkes, kishin përfunduar në shtëpinë e shqiptarit ku kryen marrëdhënie seksuale.

Ditën tjetër, anglezja denoncoi dy të rinjtë në polici duke thënë se e kishin detyruar që të kryenin marrëdhënie.

Por shqiptari dhe greku e mohojnë akuzën e përdhunimit, duke u shprehur se gjithçka ka ndodhur me dëshirën e vajzës.

loading...