Angelina dhe Brad për 5 orë shitën 6 000 shishe verë

f1_08-veraria-balline-ne-showbiz1362775587

 Biznesi që Angelina Jolie dhe Brad Pitt e kanë lidhur me familjen franceze të verës Perrin u dëshmua si jack-pot i vërtetë. Çifti i dy aktorëve të Hollywoodit, në bashkëpunim me francezët ka prodhuar verë nga vjelja e vitit të kaluar të rrushit nga vreshta në pronësi të tyre në Chateau Miraval, dhe 6 000 shishet e qitura në shitje janë “zhdukur” për vetëm pesë orë.

Si transmeton “Veçernji list” i Zagrebi, shitja e verës ka filluar në orën 9:00, kurse deri në orën 14 në treg më nuk mund të gjendje asnjë shishe.

Kjo nuk ishte vera e parë e çiftit të njohur. Ata kanë prodhuar edhe verën Pink Floyd, të cilën do ta shërbejnë me rastin e dasmës së martesës në muajin maj.