Ancelotti: A do e këmbej pankinën me Mourinho-n? Nuk e di

mou-ance

Milan, Real Madrid, Roma dhe Manchester City, e ardhmja e Carlo Ancelotti-t, pas çdo jave, është në një nga këto pankina, por për t’i hedhur “benzinë zjarrit”, pak a shumë me dëshirën e tij, ka menduar vet tekniku i PSG-së.

“Nëse do këmbej pankinë me Mourinho-n? Nuk e di”, ka deklaruar ish-trajneri i Milanit. Ndërkohë që mediat italiane parashikojnë një këmbim mes tij dhe trajnerit portugez të Realit, në aksin Madrid-Paris, por trajneri italian ka pranuar më tej: “Në të ardhmen mund të stërvis edhe ndonjë kombëtare të huaj”.

Gjatë intervistës së dhënë për mediat italiane, Ancelotti flet edhe për PSG-në, duke nisur nga Beckham: “Është një profesionist i madh, i kundërt me atë që duket. I përulur, serioz dhe shumë i thjeshtë. Kam kaluar 7 muaj me të te Milani dhe e kërkova edhe këtu te PSG”.

Pikërisht në kryeqytetin francez, ku pronari i skuadrës, sheiku Al Thani, shihet shumë pak: “Kam një raport të mirë me të, është një person kompetent. Vjen pak në Paris, 1 apo 2 herë në vit”.

Ancelotti flet edhe për të ardhmen e tij, pak a shumë të afërt: “Shorti i Champions League na ka vënë përballë Barcelonës. Mund të shkonte edhe më mirë, por edhe më keq. Jam i bindur se gjërat e mëdha bëhet kundër kundërshtarëve të mëdhenj dhe Barcelona është rivali më i përshtatshëm për të shkruar historinë”.