“Anaidi ka të dashurën jashtë, Joanën s’e konsideron të dashur”

loading...

f.0331134741918_m[1]

loading...
Vëllai i protagonistit të Big Brother Albania 6, Anaidit, është shprehur për mediat shqiptare rreth lidhjes së re të krijuar brenda shtëpisë më të madhe shqiptare.

Anaidi ka filluar një romancë me Joanën brenda shtëpisë së Big Brother dhe madje ata tashmë rregullisht flenë njëri me tjetrin pa kursyer marrëdhëniet seksuale që janë bërë të zakonshme për ta.

Mirëpo, vëllasi i Anaidit në një intervistë për Panoramën ka thënë se nuk beson se Anaidi e konsideron të dashur Joanën, pasi ka të dashur tjetër jashtë shtëpisë.

“Është shumë e vërtetë që Anaidi ka një lidhje jashtë shtëpisë me një vajzë shumë të mirë, të cilën unë e njoh personalisht dhe kam mendim mjaft pozitiv për të. Por, nuk mund të zbuloj më shumë, pasi kjo është çështje private e tij”, ka theksuar vëllai i Anaidit.

loading...