Anaidi: Joana qan kot ndonjëherë, nuk e shoh si të dashurën perfekte

65575[1]

TIRANË- Intimiteti i krijuar në shtëpinë më të vëzhguar në Shqipëri, mes Anaidit dhe Joanës, mund të mos jetë aq i zjarrtë dhe jashtë, pasi Anaidi nuk e shikon Joanën si të dashurën perfekte. Këtë fakt Anaidi ia ka pohuar Marselinos. Duket se dënimi që i ka dhënë dy banorëve “Vëllai i madh”, ka bërë që ata të bëjnë biseda të gjatë duke komentuar dhe lidhen e tyre me banorët e tjerë.

Marselini i ka rrëfyer për ditët kur Joana e Anaidi nuk flisnin me njëri-tjetrin, duke i thënë se ajo madje ka dashur të dalë nga shtëpia nëse nuk do të ishin më bashkë.

Anaidi si përgjigjie i tha se “Joana i përjeton më shumë sesa duhet gjërat”.

“E shikoj edhe me banorët, ia fut kot fare ndonjëherë. Kur e këshilloj unë, kthjellohet”, shtoi Anaidi teksa thotë se nuk i pëlqen aspak as fakti që ajo qan shpesh dhe pa arsye.

“Nuk e shikoj dot femrën duke qarë”, thotë Anaidi. Ndërkohë që Marselini e pyet nëse ai e shikon Joanën si të dashurën e tij perfekte, Anaidi përgjigjet: “Nuk dua ta shikoj ashtu. Nuk dua t’i komplikoj gjërat”.

Megjithatë, Anaidi e veçon Joanën nga femrat e tjera, duke thënë se ajo është ndryshe, dhe kjo gjë e ka bërë që të afrohet më tepër me të.