Anaidi dhe Joana, mes dashurisë dhe shoqërisë…

loading...

fa7b55ef-f83a-4c15-86d9-68f3282cae6f---0-

loading...
Në shtëpinë e Big Brother, por jo vetëm, marrëdhënia më e diskutuar është ajo mes Joanës dhe Anaidit.

Ata janë komentuar si një Ata janë komentuar si një çift brenda shtëpisë sepse kanë fjetur bashkë dhe shpesh janë bërë preh e banorëve të tjerë të shtëpisë. Tashmë ka ardhur momenti që ata të dy të sqarojnë për publikun se çfarë po ndodh mes tyre.
Arbana fton Anaidin në dhomën e rrëfimit dhe më pas fton Joanën në dhomën e magazinës. Fillimisht ajo diskuton me Anaidin se çfarë mendon ai për Joanën dhe Anaidi i përgjigjet “inteligjente, e dashur, por e shmanga disa ditë sepse mendova se ajo ishte e infiltruar nga Big Brother”. më tej ai thotë se mes tij dhe Joanës ka vetëm një miqësi dhe absolutisht nuk do të ketë një lidhje me të brenda shtëpisë sepse ata e kanë nisur këtë si lojë për banorët e tjerë dhe nuk duan që të bien vetë preh e lojës së tyre.

Më pas e njëjta gjë diskutohet edhe me Joanën. Ajo thotë se e vlerëson shumë Anaidin dhe ndjek një klip në monitor ku shfaqet afrimiteti i saj me Anaidin, por edhe ndarja nga ish i dashuri jashtë. Joana thotë se ndjen shumë për ish-të dashurin, por afrimiteti me Anaidin ka bërë që ajo të kuptonte se lidhja e saj kishte marrë fund. Më pas ajo dëgjon ato që ka thënë Anaidi për të dhe Anaidi po ashtu dëgjon se sa shumë e vlerëson Joana.
Në fund Anaidi pranon se mes tyre mund të lind një ndjenjë, por ai nuk do që të krijojë një lidhje. Pas një diskutimi të gjatë të dy rikthehen në dhomën e ndenjes dhe sapo dalin nga ambientet ku ishin shkëmbejnë një përqafim dhe një puthje të ngrohtë mes tyre.

loading...