Anaidi “BB6 ”: Më pëlqen Samanta Karavella

loading...

loading...
Nëse keni menduar se Anaidi meqë fitoi edicionin e fundit të “Big Brother” e u bë i famshëm, do të marrë paratë e do të bëjë pushime vipash, keni gabuar. Djali nga Tirana me të dalë nga shtëpia e famshme i është përveshur punës. Kam filluar një punë full-time në bashkinë e kryeqytetit të cilën po e bën me shumë dëshirë dhe për pushimet as që po mendon fare. Në këtë intervistë Anaidi na tregoi për ditët e tij në bashki, për projektet e rëndësishme që do të nisin në shtator dhe për njohjen me një vajzë të suksesshme, fituese si ai, të cilën e pëlqen shumë. Ajo është Samanta Karavella…
Anaid me se po merresh këto kohë?

Kam filluar punë në Bashkinë e Tiranës dhe për momentin ky është angazhimi im i vetëm,transmeton bluetooth.
Çfarë pune bën në bashki?

Drejtoria ku unë punoj quhet “Drejtoria e Politikave dhe Shërbimeve për Objektet në Bashkëpronësi”. Unë jam specialist në këtë drejtori.
Dhe çfarë bën konkretisht gjatë një dite pune?

Zgjohem në mëngjes, shkoj në punë, marr planin e punës dhe e lexoj, lexoj më pas udhëzimet e ligjet përkatëse për çdo ankesë që është bërë pranë zyrës sonë dhe merrem me çështjet. Ose formoj politikat, ose dal në terren me shërbim në varësi të situatës. Drejtoria jonë ka si detyrë hartimin e politikave të bashkëpronësisë lidhur me banesat dhe kushtet e banimit, lidhur me respektimin e përmbushjen e standardeve për ruajtjen e higjienës, mbrojtjen kundër zjarrit, mirëmbajtjen fizike të pallateve etj. Pasi njihemi me rastet, hartojmë politikat dhe kontrollojmë zbatimin e ligjit.
Si e gjete vendin e punës?

Gjatë qëndrimit tim në shtëpinë e “Big Brother”, kam folur shumë për historinë e Tiranës dhe për promovimin e qytetit tim. Dhe duke qenë se unë i kam kushtuar një rëndësi të veçantë kësaj pjese, që do të thotë përmirësimit të jetës në kryeqytet, bashkëveprimit social me njëri-tjetrin, vendosa të jap një intervistë pune në bashki. Intervista e punës që unë mbajta rezultoi e suksesshme.

Kush ta dha sugjerimin për të dhënë këtë intervistë pune?
Për të dhënë intervistën u vura në kontakt nëpërmjet një shokut tim. Ai punon aty dhe më tregoi se ishte hapur një drejtori e re, e më sugjeroi që të aplikoja. Unë aplikova, dorëzova CV-në dhe dokumentacionin përkatës, dhashë intervistën e punës, më pranuan, fillova.
Po pushimet kur do i bësh?

Kam përshtypjen që sivjet nuk do bëj fare pushime. Mund të shfrytëzoj fundjavën për të pushuar. Veç kësaj mund të marr edhe një leje 10 ditore maksimumi për të bërë pushimet me çunat.
Me kryetarin e bashkisë je njohur personalisht?

Kryetarin e Bashkisë nuk është se e kam njohur tani personalisht. Jemi njohur që më parë. Kam marrë pjesë edhe në dy projekte të tjera të bashkisë për promovimin e Tiranës dhe përmirësimin, ku jam angazhuar me dëshirën time. Me z.Lulzim Bashën nuk është se kam ndonjë komunikim personal, por kam asistuar në disa aktivitete të organizuara prej tij. Në një prej këtyre aktiviteteve më dha dorën dhe më uroi për fillimin e punës së re dhe më tha që i kisha pëlqyer.
Domethënë pjesëmarrja në “Big Brother” të ndihmoi për të filluar punë?

“Big Brother” më ndihmoi të afirmohem, ishte ura lidhëse e gjithë filozofisë time të mendimit me ata njerëz që nuk më kishin njohur kurrë.
Veç kësaj, ke në plan ndonjë angazhim tjetër?

Kam dhënë një intervistë pune për një televizion privat. Atje më thirrën për të prezantuar një emision në shtator, me fillimin e sezonit të ri televiziv. Ka shumë mundësi që të filloj punën edhe aty në shtator.
Do bësh dy punë njëherësh?

Po, normalisht që duhet të bëj dy punë. Dihet që me një punë nuk ja del kollaj jetës.
Lekët e fitores i ke marrë?

Jo, nuk i kam marrë akoma sepse e tillë është procedura e kontratës. Pasi t’i marr këto para kam shumë dëshirë të realizoj një projekt timin, i cili do të vijë në ndihmë të njerëzve me nevoja specifike. Kam dëshirë të hap një qendër për këtë qëllim, e cila mund të menaxhohet mjaft mirë sidomos tani që unë po punoj në bashki dhe po shoh se si menaxhohen këto lloj projektesh. Kam dëshirë t’i futem seriozisht kësaj pune, por jo tani. Ndoshta nga shtatori…
Jeta personale si po shkon?

Jeta personale më mirë se kaq, prishet. Sot pasdite do të shkoj në Durrës me Viganin dhe Edberin për plazh. Atje na presin ca shoqe. Besoj se do të kalojmë shumë mirë.
Kush janë këto shoqet?

Këto shoqet janë fanset tona të përbashkëta. Janë mikesha tonat që i kemi takuar dhe me të cilat mbajmë kontakte të vazhdueshme.
Ju bëni plazh me fanset?!

Ne bëjmë plazh me fanset, hamë darka me njerëz që janë nga 50 vjeç e sipër, takojmë njerëz nga e gjithë Shqipëria… Ne jemi kudo, sidomos kur mblidhemi bashkë.

Kemi dëgjuar për njohjen tënde me këngëtaren Samanta Karavella… Ka diçka që duhet ta dimë?
Unë Samantën e simpatizoj shumë si person. Tek finalja e “Top Fest”, para se të fillonte e shoh dhe i them: “Samanta ti do e fitosh”! Ajo e kishte mbajtur mend. Isha tek xhirimet e klipit të saj, ku merrte pjesë dhe Edberi thjeshtë për të asistuar. U takuam dhe folëm e qeshëm. Por përtej kësaj s’ka asgjë më shumë, ndjenja apo gjëra të këtij lloji. Unë në datën 9 korrik kam ditëlindjen. Fatmirësisht edhe Samanta e ka ditëlindjen në të njëjtën ditë. Ka shumë mundësi që të bëjmë një festë të përbashkët. Ishte rastësi. Unë po i thosha që kam ditëlindjen dhe e ftova. Ajo pranoi dhe më tha se më ftonte edhe ajo në ditëlindjen e saj. Aty zbuluam që e kishim në të njëjtën ditë, dhe ka mundësi që të mblidhemi në një ambient. Nuk është 100% e sigurtë se nuk e kemi diskutuar akoma.

Ti do të doje të kishe diçka më shumë me të?
Kam përshtypjen që nuk e njoh aq mirë sa për ta menduar këtë pjesë.
A do të doje ta njihje më shumë?
Kam filluar ta njoh më shumë…
Samanta beqare është?

Nuk e kam pyetur për statusin. Nuk më është dhënë mundësia.
Po ti ke një të dashur momentalisht?
Unë kam një të dashur të bukur, të suksesshme dhe inteligjente që është puna ime.

loading...