“Ana e errët e Facebook”

loading...

facebook-taliban-p_2417950b

loading...
Shkencëtarët kanë gjetur një lidhje ndërmjetësuese në mes sasisë së shokëve në Facebook dhe shkallës “antishoqëror, agresiv” narcisizëm. Kjo gjë konfirmoi pretendimet e shumë skeptikëve për dëmet që sjellin rrjetet shoqërore. Është konfirmuar se njerëzit të cilët kanë treguar rezultate të larta në anketën personale në lidhje me narcisizmin (Narcissistic Personality Inventory), kanë shumë shokë në Facebook dhe më shumë kanë komentuar dhe postuar gjërat e tyre.

Ky hulumtim vjen në kohën kur dalin mbi sipërfaqe shumë tregues se tek të rinjtë rritet niveli i narcisiozimit dhe vetëpëlqimit, ndërsa marrëdhëniet shoqërore bëhen sa më sipërfaqësore. Gjithashtu është konstatuar se njerëzit narcizoidë reagojnë në mënyrë agresive ndaj komenteve kritikuese ndaj tyre, të shkruara në “murin” e rrjeteve sociale, si dhe më shpesh se të tjerët i ndrojnë fotografitë e tyre.

Carol Craig, sociology dhe drejtor i Qendrës për vetëbesim dhe mirëqenie, thotë se njerëzit në Britani janë gjithnjë e më shumë duke vuajtur nga narcisizmi, ndërsa Facebook është platformë për zhvillimin e këtij çrregullimi.

Autori i studimit Christopher Carpenter thotë: “Ana e errët e Facebook-ut duhet të analizohet në tërrësi në mënyrë më të detajuar, që do të na mundësonte të orientohemi në aspektet pozitive dhe negative të këtij fenomeni në shoqëri, që të mund ti zhvillojmë të parat, dhe ti neutralizojmë të dytat”.LajmeOnline

loading...