Amy Winehouse e para në “Walk of Fame” të Londrës

f1_20_amywinehousepa1811111363684735

Amy Winnehouse do të shpërblehet me “yllin” e parë në Music Walk of Fame në Londër, në ditën që do të kishte qenë ditëlindja e saj e 30-të.

Nderi i madh do t’i ndahet krijueses tragjike të hiti “Back to Black” kur atraksioni i ngjashëm me Walk of Fame të Hollywoodit në Los Angeles do të lansohet në shtator, sipas revistës NME.

Organizatorët njoftuan në fillim të këtij muaji që u është dhënë drita e gjelbër për të nderuar legjendat botërore të muzikës me një homazh në rrugë në zonën Camden të Londrës, e njohur për ngjarjet kulturore.

Bendet si “The Clash”, “Oasis”, “Blur”, “Madness”, dhe “The Libertines” të gjitha kanë lidhje me këtë zonë dhe pritet të nderohen në këtë pjesë, por është Winehouse – e cila jetoi në Camden deri në vdekjen nga helmimi me alkool në vitin 2011, emri i të cilës do të vihet i pari.

Pllaka me imitimin e pllakës së gramafonit me fjalët e shtypura “Amy Winehouse, London, England – Icon” do të zbulohet më 14 shtator, në datën e ditëlindjes së 30-të të Winehouse.

Organizatori Lee Bennett tha: “Një nga arsyet që kemi zgjedhur Camden është sepse është komuniteti i gjallë dhe muzikor dhe hapësirat dhe muzikantët e tij kanë frymëzuar idenë.”