Amerika i përgjigjet Putinit me super helikopterë (Video)

loading...

3

loading...

Ushtria amerikane dëshiron të avancojë helikopterët e saj luftarakë, kurse ushtrinë duan ta forcojnë me modelin “Bel V-280”. Kjo thuhet të jetë përgjigja e SHBA-ve karshi arsenalit impozant të armatimit dhe teknologjisë luftarake që Rusia e prezantoi para vetëm disa javësh.

Qeveria e SHBA-ve është e vendosur në qëllimin që në tërësi të zhvillojë modelin e ri të helikopterit që, sipas fjalëve të një inxhinieri, paraqet “fuzion perfekt” të helikopterit ‘Blackhawk’ dhe aeroplanit ‘Boeing’.

“Në V 280 nuk do të jetë vetëm një helikë sikur te helikopterët standardë, por do ta lëvizin katër helika rrotyulluese”, deklaroi një nga përfaqësuesit e ekipit të inxhinierëve për “Busineess Insider”.

Ajo që modelin “V 280″ e bën më të avancuar në krahasim me paraardhësit e tij, është fakti se falë katër helikave rrotulluese ai ka më shumë më shumë hapësirë për aterrim në krahasim me helikopterët standardë me helikë.

Në modelin e ri të helikopterit do të mund të vendosen 18 njerëz, 14 udhëtarë dhe katër anëtar ekuipazhi, që mund të kalojnë pa mbushje të re karburanti distancën prej 800 miljesh nautike (afro 1,500 kilometra).

Kjo karakteristikë do të jetë dobiprurëse veçmas në situatat kur duhet evakuuar ushtarët e plagosur në distanca më të mëdha. Fluturakja do të mund të aterrojë edhe në terrene ku helikopterët e rëndomtë nuk mund të aterrojnë.

Helikopteri i ri amerikan do të jetë më i shpejti në historinë e këtij lloji të fluturakeve, pasi rekordi i deritanishëm është shpejtësia prej 480 kilometrash në orë

loading...