Ambasadorja gjermane pozon si Shote Galica

loading...

loading...
Ambasadorja gjermane në Tiranë, Carola Myler Holtkemper në prag të largimit të saj pas përfundimit të misionit diplomatik në vend, na ka rezervuar një profil ndryshe, që edhe një herë dëshmon dashurinë e saj për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Në fokusin e fotografit Roland Tasho, ajo ka pozuar me veshjen tipike të Shote Galicës, luftëtares së njohur të çetave kryengritëse,transmeton bw.

Me këtë foto duket se ambasadorja gjermane në Tiranë ka dashur që bashkë me përvojën e këtyre viteve të shërbimit diplomatik në vendin tonë, të marrë me vete në “dosjen” e kujtimeve edhe diçka të vyer, sa i takon kulturës tradicionale, me veshje popullore.

Fotografi Roland Tasho thotë se kjo foto ka qenë pjesë e ekspozitës me titull “Portrete Europiane”./LajmeOnline/

loading...