Ambasadori gjerman lajm jo te mire per Kosoven,por…


Ambasadori gjerman në Serbi, Aksel Ditman, ka deklaruar se Berlini zyrtar nuk i ka kërkuar Serbisë ta njohë Kosovën, por që është pozicioni i përbashkët i BE-së që përmes Beogradit dhe Prishtinës të arrihet një normalizim i plotë i marrëdhënieve, raportojnë mediat serbe, transmeton “Zeri.info”

Ai ka thënë se është pozitive që të dy shtetet të kenë vullnet dhe të jenë të gatshme për të vazhduar procesin e normalizimit nën patronazhin e BE-së. Ditman ka folur edhe për marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Rusisë.

“Këto dy shtete kanë marrëdhënie të mira dhe kjo është në rregull për ne, dhe kjo nuk i pengon Serbisë që të jetë anëtare e BE-së”, ka thënë ai.

Ambasadori gjerman, vë në dukje se bashkëpunimi në mes të Gjermanisë dhe Serbisë është i shkëlqyer në shumë nivele. /Zëri/
am