Ambasada amerikane reagon për video incizimin Ermira Mehmeti-Musa Xhaferi

loading...


Ambasada e SHBA-së në Shkup ka reaguar ndaj audio incizimeve të fundit të cilët u publikuan në rrjetet e ndryshme sociale dhe kishin të bëjnë me disa funksionarë dhe figura publike shqiptare.
Ambasada përkujton se ligji për privatësinë e qytetarëve dhe kallëzimtarët është decid, pasi Komisioni i Venedikut tregon qartë se cilët audio incizime mund të publikohen në opinion. Ambasada rekomandon që të lexohet raporti i Komisionit të Venedikut i cili precizon qartë për audio incizimet, shkruan Zhurnal.
Në postimin në Twitter të Ambasadës amerikane gjithashtu, ceket se katër partitë më të mëdha në Maqedoni, VMRO-DPMNE, LSDM, BDI dhe PDSH janë dakorduar me rekomandimet e Komisionit të Venedikut.
“Lexo mendimet e Komisionit të Venedikut lidhur me ligjin kallëzimtarëve dhe privatësisë. Katër partitë janë pajtuar që ti përfshijnë rekomandimet e tyre”, shkruan Ambasada Amerikane në Shkup.
a-2

loading...

loading...