Ambasada amerikane ka një lajm të mirë për të gjithë studentët shqiptarë që…

Ambasada amerikane ka një lajm të mirë për të gjithë studentët shqiptarë që u skadon viza
Amabasada amerikane në Tiranë ka dhënë një lajmërim për të gjithë studentët shqiptarë që studiojnë në SHBA.

Ambasada njofton se “nuk është nevoja që studentët të kthehen në Shqipëri gjatë pushimeve verore vetëm për të rinovuar vizën”.
Megjithatë ajo njofton se “nëse ktheheni në Shqipëri gjatë verës dhe viza juaj skadon apo ka skaduar, sigurohuni që të nisni procesin e rinovimit të vizës të paktën tre javë para se të udhëtoni”.

Njoftimi i Ambasadës

Studentë, vini re – nuk është e nevojshme të ktheheni në Shqipëri gjatë pushimeve verore vetëm për të rinovuar vizën. Megjithatë, nëse ktheheni në Shqipëri gjatë verës dhe viza juaj skadon apo ka skaduar, sigurohuni që të nisni procesin e rinovimit të vizës të paktën tre javë para se të udhëtoni. Ndonjëherë mund të ketë vonesa gjatë procesit dhe ju nuk do të doni të vonoheni!