Alves: Faleminderit!

loading...

loading...
Mbrojtësi i Barcelonës, Daniel, Alves, ka falënderuar tifozin i cili hodhi bananen nga tribunat gjatë fitores 3-2 të skuadrës së tij ndaj Villarrealit gjatë të dielës. Braziliani e mori dhe hëngri një pjesë të frutës, që ishte hedhur nga turma, derisa përgatitej ta godasë harkimin nga këndi në pjesën e dytë. Dhe Alves, harkimet e të cilit shkaktuan dy autogola në favor të Barcelonës, thotë se tifozi i kishte ndihmuar atij të marrë energjinë që kishte nevojë për të nxitur rikthimin. “Nuk e di se kush ishte, por faleminderit kushdo që e gjuajti bananen, kaliumi më dha energji për dy harkimet të cilat çuan në gol”, ka thënë ai para gazetarëve.

loading...