Alo policia sa doli ndeshja Telefonatat me te cuditshme

loading...

Image 1356605714-policia_telefonata.jpg

loading...
Punonjësit e policisë marrin mijëra telefonata në ditë për të ndërhyrë për emergjenca të ndryshme. Por ata përballen edhe me kërkesat nga më të çuditshme në botë.Një baba në Britani p.sh ka marrë në telefon policinë për të kërkuar ndërhyrjen e tyre që të vërë në gjumë djalin 14-vjeçar. Ai ishte duke luajtur në kompjuter dhe nuk pranonte që të flinte çka ka bërë që i ati të merrte në telefon ndërhyrjen e shpejtë si zgjidhjen e vetme për të vënë në gjumë të birin.Një qytetare në Uells e ka marrë në telefon policinë për t’i kërkuar ndihmë duke qenë se restoranti i kishte sjellë një porosi të gabuar. Dikush tjetër ka telefonuar policinë për të mësuar si niset një faks madje ka pasur telefonata edhe për të mësuar rezultatin e ndeshjeve të caktuara.“Më duhet urgjentisht një stomatolog. Fytyra më është enjtur prej dy ditësh. Shkova te stomatologu në cep të rrugës por ishte mbyllur” ka qenë një tjetër telefonatë e çuditshme.Numri i urgjencës normalisht është për raste urgjente siç janë vjedhjet dhuna apo vrasjet. Por qytetarët e përdorin edhe për gjërat e mësipërme.

loading...