Almeda dhe gomari fatlum

foto (6)

Bukuroshja shqiptare, Almeda Abazi, fituese e tre kurorave të rëndësishme bukurie, duket se ka një dashuri krejt të veçantë për kafshët.

Kjo duket nga fotografitë që ajo ka publikuar në rrjete sociale, shkeputur nga realizimi i nje emisioni televiziv.
Një prej më të veçantave është ajo ku Almeda shfaqet në një marrëdhënie mjaft të afert me një gomar, një kafshë ndaj së cilës jo shpesh njeriu ka treguar dashuri.

Almeda Abazi, e cila deri tani ka marrë tre kurora të rëndësishme bukurie, si “Miss Tirana 2007″,“Miss Shqipëria 2008” dhe “Miss Globe International”, tashmë është fytyrë e njohur edhe në Turqi.

Ajo filloi të punonte si modele dhe më pas u shfaq në telenovela dhe filma turk. Në Turqi, ajo konsiderohet si një nga femrat më joshëse dhe të talentuara në botën e kinematografisë dhe showbizit turk.

Ne nje meision te transmetuar me pare ne televizionet turke, ajo është rrëfyer për jeten ne Turqi ku ajo po realizon ëndrrat e saj:
“Kur në fillim erdha në Turqi, shumë dëshiroja të njoftohesha me Acun Ilicali (producent dhe moderator i njohur turk) dhe të isha pjesë e Yok Boyle Dans. Kontaktimi me të ishte shumë i vështirë. Unë jam myslimane, por në Shqipëri edhe pse populli është myslimanë nuk është shumë i lidhur me fenë. Në Turqi unë krijova një lidhje më të ngushtë me fenë. Për me tepër me qëllim që të isha pjesë e ‘Yok Boyle Dans’ fillova të bëj namazin dhe fatmirësisht ndodhi edhe kjo. Që nga ajo ditë vazhdimisht bëj namazin.

 

almeda brenda 2 almeda ok