Alma Lama sot pritet të largohet nga Vetëvendosje

Deputetja Alma Lama ka vendosur që përfundimisht të largohet nga Lëvizja Vetëvendosje.
Burime të sigurta të Tribunës kanë konfirmuar se deputetja Lama të premten (sot) do të bëjë publike largimin zyrtar nga Vetëvendosje.

Qe një kohë të gjatë, Lama dhe kreu i Vetëvendosjes nuk pajtoheshin për koncepte dhe politika të kësaj lëvizjeje pas hyrjes në institucione.

Burimi i gazetës ka treguar se Alma Lama do të vazhdojë të qëndrojë në Kuvend si deputete e pavarur.
Ajo nuk ka vendosur ende nëse do t’i bashkohet ndonjë grupi Parlamentar në Kuvend dhe nuk ka diskutuar me asnjë parti për ndonjë transfero të mundur siç ka ndodhur deri tani brenda Kuvendit./LajmeOnline/