Allegri, trajneri i ri i Tottenham?

loading...

0

loading...
Massimiliano Allegri ka gjetur akordin me Tottenham dhe që nga sezoni i ardhshëm do të jetë trajneri i ri i klubit anglez. Është ky lajmi bombastik që lançoi e përditshmja italiane “Corriere Dello Sport”. Sipas gazetës së njohur ish trajneri i Milanit I shkarkuar Janarin e kaluar do të nisë një aventurë të re pikërisht në stolin e Spurs që prej kohësh ishte në kërkim të një tekniku.

Allelgri do të marrë me vete në Londër edhe Mauro Tassotin që ashtu si në periudhën kur toskani ishte trajner i kuqezinjëve do të mbajë postin e zëvendësit të tij. Sipas të përditshmes kryeqytetase 46-vjeçari prej kohësh po studion gjuhën angleze dhe për më tepër vizitat e tij në Londër gjatë muajve të fundit kanë qenë të shpeshta.

Me rinovimin e Prandellit hipoteza e marrjes së stolit të kombëtares ra poshtë për Allegrin dhe në këtë mënyrë mundistë për të ishin vetëm Tottenham dhe Monaco. Megjithatë interesi i londinezëve ishte shumë më i madh dhe ish trajneri I Milanit vendosi përfundimisht të pranonte ofertën e drejtorit teknik Franco Baldini, pasi ishte pikërisht menaxheri I njohur Italian ai që këmbnguli për të ulur në stolin e Spursave Massimiliano Allegrin.

Me akordin tashmë të arritur trajneri toskan do të marrë drejtimin e skuadrës në fillim të muajit Korrik. Gjithsesi Allegri nuk do ta ketë aspak të lehtë të ngrejë lart skuadrën nga “White Hart Lane” pas një sezoni të vështirë ku kemi parë të dështojë edhe portugezin Andre Villas Boas.

loading...