Alket Rizai: Qëllimi liria, s’marr në qafë të pafajshmit

loading...

foto

loading...
Shqiptari i famshëm, Alket Rizai, me deklaratat e tij ka tërhequr vëmendjen jo vetëm të opinionit grek por edhe atij shqiptar. Ai ka dhënë një intervistë për një gazetë javore në shtetin fqinj, Greqinë, ku e ka cilësuar vetën si “Kapo”, por ka thënë se asnjëherë nuk ka marrë në qafë të pafajshmit. I riu shqiptar është bërë i njohur për arratisjet e tij nga burgu grek në Melandrino.

Për gazetën greke, Rizai ka treguar gjithçka rreth tentativës së tij të fundit për t’u arratisur nga burgu dhe duke marrë peng 4 oficerë.

Madje dëshmon se vendimi për t’u arratisur ishte i çastit dhe deklaron se liria për të është qëllimi dhe ëndrra e tij kryesore!

Rizai ka thënë se qëllimi i kësaj arratisje ishte i njëjtë, ashtu siç dy herët e para kur u arratis me sukses edhe këtë herë, synimi i vetëm ishte liria. “Jam me pa të drejtë kaq vite në burg. Nuk kam varë asnjë njeri. U dënova herën e parë pa asnjë provë ndaj meje. Që nga ai moment çdo gjyq tjetër bazohej në vendimin e gjyqit të parë deri sa erdhën dhe dy arratisjet e suksesshme”.

Më tej ai ka treguar se rolin kryesor për t’u dorëzuar e luajti bashkëshortja e tij greke Sula.

“ Shumë ishin ata të cilët tentuan të më bindnin të dorëzohesha. Rojet e burgut, zyrtar të lartë, policë që i njihja mirë, miq të mi nga burgje të tjera. Por, falë këmbënguljes së avokatit tim Saki Kekagioglou, bashkëshortes Sulës dhe faktit se për 24 orë nuk u kishin dhënë ushqim të burgosurve në burgun e Melandrinos, u detyrova të dorëzohem”

Por pyetjes më pikante, se pse ai mori përsipër gjithë përgjegjësin Rizai u përgjigj: “ Nga një miku im i vjetër në Greqi kisha dëgjuar frazën, “Marrë përsipër gjithë përgjegjësinë si Kapo, se jam mësuar në jetën time të jem Kapo”, kjo shprehej më përfaqëson. Unë kurrë nuk ngacmojë një të pafajshëm, por jap recital për cilindo që guxon të më prek në të gjitha aspektet. Duhet të dini se trupi është i burgosur, por shpirti është i lirë ”, u shpreh Alket Rizai

Tentativa për arratisje

Para pak ditësh në datë 17 mars, Alket Rizai ka tentuar të arratiset nga burgu me ndihmën e dy të burgosurve të tjerë edhe duke marrë peng 4 oficerë policie. Ai ka mundur të dorëzohet pas 22 orëve. Djali nga Ballshi, i dënuari me dy burgime të përjetshme, me dy dënime të tjera me nga 25 vite burg, mbase një ndër njerëzit më të dënuar në Greqi, ka vendosur të “dorëzohet” në kullën e rojës së burgut të sigurisë së lartë. Forca të shumta speciale nga dy repartet më të mira të policisë vendase kanë hartuar strategji të shumta për të mbërritur deri te vendmbajtja e pengjeve, ndërsa Rizai, bashkë me dy miqtë e tij të sipërmarrjes tronditëse, momentin e afrimit të policisë, ka parë mundësi të pakta veprimi tjetër, veç dorëzimit. Për pasojë ka vendosur të zgjedhë këtë të fundit, pasi akti i tij thuajse ishte i pamundur të kryhej përballë tre grupeve speciale dhe dy snajperistëve profesionistë. Ndërkohë pengjet e Rizait, pas lirimit kanë rezultuar të ishin të palënduar, ndërsa paraprakisht mësohet se qëllimi i aktit të ndërmarrë nga mallakastrioti kishte të bënte me lirimin e tij si dhe me ngritjen e të burgosurve në një revolta masive.

loading...