Alket Rizai paralajmëron: Do të tentoj sërish arratisjen

alk

Alket Rizai paralajmëron sërish një mundësi arratisjeje nga burgu ku po kryen dënimin pas vendimit për burg përjetë. Mediat greke, të cilat vazhdojnë t’i kushtojnë vëmendje pengmarrjes nga shqiptari që mbajti peng për 24 orë gjashtë pengje në burgun e Malandrinos, pohojnë se Rizai ka deklaruar se do të tentojë sërish. Ai është ndodhur përballë të njëjtit drejtues të forcave speciale, i cili e ka arrestuar në dy arratisjet e bujshme të mëparshme 34-vjeccarin. Në këtë moment, pasi është lodhur dhe nga ana psikologjike prej oficerit që neutralizoi pengmarrjen, Rizai ka pranuar që të dorëzohet, pasi i është lënë të kuptohet se nuk kishte rrugë tjetër. “Unë nuk mund të të lejoj të shkosh” ka qenë fjalia e oficerit që ka sjellë dorëzimin përfundimtar të Rizait. Pas kontrollit të imtësishëm ka rezultuar se në trup ai nuk kishte tritol sicc kishte deklaruar, por një tranzistor të vogël. Alket Rizai është akuzuar për një sërë grabitjesh të dhunshme, madje dhe me pasojë vdekjen, në bashkëpunim me shtetas grek, të njohur për kriminalitetin e tyre. Pas procesit gjyqësor ai u dënua me burg të përjetshëm, edhe pse vetë i riu nga Ballshi ka mohuar akuzat e rënda.

**********”

alkjkNëna e Alket Rizait është shfaqur dje e penduar për apelin ndaj të birit për të mos u dorëzuar, duke deklaruar se ndiente keqardhje për punonjësit e pafajshëm, të cilët kaluan orë tmerri në Burgun e Malandrinos. Por ajo vijon të këmbëngulë në pafajësinë e të birit, i cili, sipas saj, ishte i dhënë pas elektronikës dhe gjuhëve të huaja, dhe jo pas veprave kriminale. Donika Rizai i bën apel shtetit të ndërhyjë, pasi sipas saj i biri është dënuar vetëm pse ai është shqiptar.
Znj. Donika, dje ju i bëtë apel djalit tuaj, Alket Rizai, të vazhdonte t’i mbante pengjet, pra të mos dorëzohej. Keni një koment sot kur ai është dorëzuar?
Dje (ditën e ngjarjes në Burgun e Malandrinos), kam qenë me të vërtetë shumë e tensionuar dhe nuk kam ditur se çfarë kam thënë. M’u duk për një moment se ashtu do t’i vija djalit në krah. Im bir ishte fare i pambrojtur dhe i vetëm, prandaj lëshova ato deklarata. Por një gjë është e sigurt që unë nuk e ndryshoj: ai është djalë i mbarë dhe nuk ka asnjë faj për këto që po e akuzojnë.
Si u ndiet ju për faktin se veçse djali juaj ishte i vetëm në gjithë këtë histori? Po mbaheshin peng edhe 6 punonjës të pafajshëm të burgut?
Më vjen keq për ata punonjës. Më vjen keq për njerëzit që i ka mbajtur peng djali im. Nuk kam asgjë me ta dhe djali im nuk ka pasur asgjë me ta. Ajo që bëri Alketi ishte thjesht një demonstrim për të thënë që është i pafajshëm për ato që akuzohet.
Ju jeni shprehur se djali juaj është pre e diskriminimit. A keni sërish një apel ndaj shtetit për këtë çështje?  
Po, është e vërtetë. Im bir është pre e diskriminimit nga shteti grek. Pavarësisht kësaj historie të gjatë me drejtësinë greke, unë kam shpresa se një ditë drejtësia do të shkojë në vend. Por kërkoj ndërhyrje nga shteti shqiptar.
Ju si nënë, a mund të na e përshkruani Alketin, çfarë pasionesh kishte? Me se i pëlqente të merrej?
Ai ishte më i vogli i tre djemve dhe ka qenë një fëmijë i bindur. Kishte një pasion të veçantë, të cilin ndoshta mund ta shndërronte në profesion nëse e ardhmja e tij do të ishte ndryshe: elektronikën. I zbërthente pajisjet elektronike dhe i montonte sërish që në moshën 10-vjeçare. Ai ishte tip sportiv që në fëmijëri, tifoz i çmendur i Barcelonës, por më shumë se çdo gjë dashuronte simbolin kombëtar. Gjashtë flamuj kombëtarë ka momentalisht në qelinë e tij dhe nuk druhet t’i shtojë ata. Vitet e para të fëmijërisë Alketi i kaloi në fshatin Kalenjë, te dajat e tij. Gjashtë vjeç është kthyer në qytetin e lindjes për të nisur klasën e parë. Shkollën e mesme nuk e ka përfunduar, është larguar për në Greqi. Alketi flet 4 gjuhë të huaja.

/LajmeOnline/