Alket Rizai: Ne burgjet greke Shqiptaret akuzohen padrejtesisht

loading...

Alket_Rizai

loading...

Alket Rizai ,shqiptari që ka bërë tre super arratisje nga burgjet greke ka folur sot në një lidhje direkte nga burgu i Malandrinos.

“Mua me akuzojnë për katër vrasje ,nuk kam bërë asnjërën. Në këtë shtet nuk gjen drejtësi jo vetëm unë, por gjithë shqiptarët.”- nënvizon Alketi.

Ai është shprehur se prokurorët dhe gjykatësit e kanë nxjerrë të pafajshëm, ndonëse në procesin kundër tij kanë marrë pjesë 72 dëshmitarë dhe asnjëri nga ata nuk nuk ka vënë dorën mbi të.

Ai ka apeluar për ambasadën shqiptare që të shkojnë të shohin ,pasi pas arratisjes nga Trikala është ushtruar dhunë mbi të burgosurit shqipatarë duke u thyer duart dhe brinjët 70 prej tyre.

Riza ka pranur se :”Kam grabitur banka greke,por s’ma ulin dot kokën,Unë do vdes për ata që më duan dhe do rroj për ata që s’më duan.”- ka theksuar ai për “News 24”.

loading...