Alket Rizai: Kësaj here nuk më eci, por do ta provoj prapë

alket

Alket Rizai duket se nuk ka ndërmend të dorëzohet në përpjekjet e tij për t’u arratisur nga burgu i Malandrinos në Greqi. “Mbaroi. Le ta përfundojmë këtu gjithë situatën. Nuk ka më kuptim”, tha ai pas 24 orësh tensioni, ndërsa në dorë mbante vetëm thika dhe asnjë material eksploziv, siç pati thënë pasditen e së shtunës, kur nisi pengmarrjen e gjashtë zyrtarëve të burgut. Burime të sigurta nga policia greke, të cituara nga Shqiptarja.com, thanë se në momentin e dorëzimit, Rizai i tha negociatorit se “Kësaj here nuk ia dola, ndoshta herës tjetër”. Mësohet se në vend të materialit eksploziv C4, Rizai mbante në dorë një radiokasetofon nga i cili dilnin disa fije kabllosh, çka i ka bërë gardianët dhe policinë greke të mendojnë se ai vërtet do të shpërthente një bombë.