Alket Rizai: “Jam kapo por nuk ngacmojë të pafajshëm – Sula më bindi!”

Alket3

I famshmi Alket Rizai është prononcuar për një gazetë javore greke rreth ngjarjes së tij të fundit!

Rizai ka dëshmuar gjithçka rreth peripecisë të tij të fundit me sfond arratisjen, pengëmarrjen, qëllimin e tij dhe rolin kyç që luajti bashkëshortja e tij greke Sula në vendimin përfundimtar për t’u dorëzuar!

Madje dëshmon se vendimi për t’u arratisur ishte i çastit dhe deklaron se liria për të është qëllimi dhe ëndrra e tij kryesore!

I pyetur nga gazetari grek për qëllimin e arratisjes Rizai përgjigjet: “I njëjtë, ashtu siç dy herët e para ku u arratisa me sukses edhe këtë herë, për lirinë time. Jam me pa të drejtë kaq vite në burg. Nuk kam varë asnjë njeri. U dënova herën e parë pa asnjë provë ndaj meje. Që nga ai moment çdo gjyq tjetër bazohej në vendimin e gjyqit të parë deri sa erdhën dhe dy arratisjet e suksesshme”.

Ndërsa pyetjes se kush të bindi për t’u dorëzuar ai iu përgjigj: “ Shumë ishin ata të cilët tentuan të më bindnin të dorëzohesha. Rojet e burgut, zyrtar të lartë, policë që i njihja mirë, miq të mi nga burgje të tjera. Por, falë këmbënguljes së avokatit tim Saki Kekagioglou, bashkëshortes Sulës dhe faktit se për 24 orë nuk u kishin dhënë ushqim të burgosurve në burgun e Melandrinos, u detyrova të dorëzohem”

Por pyetjes më pikante, se pse ai mori përsipër gjithë përgjegjësin Rizai u përgjigj: “ Nga një miku im i vjetër në Greqi kisha dëgjuar frazën “Marrë përsipër gjithë përgjegjësinë si kapo, se jam mësuar në jetën time të jem kapo”, kjo shprehej më përfaqëson. Unë kurrë nuk ngacmojë një të pafajshëm, por jap recital për cilindo që guxon të më prek në të gjitha aspektet. Duhet të dini se trupi është i burgosur, por shpirti është i lirë ”, u shpreh Alket Rizai./lajmeonline.eu/