Alket Rizai: Ja arsyet pse i dhashë fund pengmarrjes

loading...

65106_1

loading...
Disa ditë pas përpjekjes së dështuar për të shpëtuar nga burgu i Malandrinos, i dënuari shqiptar Alket Rizai tregon nga burgu se përse ai u përpoq të arratisej, përse mbajti peng për 24 orë oficerët e burgut, flet për nënën e tij dhe përse mori përgjegjësinë e plotë të ngjarjes.

Duke folur ekskluzivisht për gazetën greke “Ethnos”, Alketi zbuloi “lëmshin” e jetës së tij, por përshkruan edhe momentet dramatike të pengmarrjes në Malandrino.

Motivi i tentativës për arratisje
Për motivin e tentativës për arratisje thotë se ai është i njëjti me 2 arratisjet e tjera; liria. “Unë jam në mënyrë të padrejtë në burg. Nuk kam vrarë askënd, herën e parë jam dënuar pa ndonjë dëshmi. Që atëherë, të gjitha gjykatat e mëvonshme ishin të njëanshme për shkak të dënimit të parë.

Pengmarrja nuk ishte e paramenduar
Vendimi për të shpëtuar ishte një vendim i momentit. Vjen një moment në burg kur shpirti yt mbytet. E vendosa, e projektova në pesë minuta. Kaluam 13 dyer dhe për pak ia dola mbanë dhe ngeli e fundit para se të afroheshim tek makinat.

Kush e bindi të dorëzohet
Shumë u përpoqën të më bindin të dorëzohem. Zyrtarët e burgut, policë, miqtë nga burgjet e tjerë, të cilët më morën në telefon. Presion më bëri edhe avokati Saki Kehaioglu, por edhe gruaja ime Sula dhe fakti që për 24 orë të gjithë të burgosurit e Malandrinos, nuk kishin marrë ushqim. Kështu që unë vendosa për t’i dhënë fund.

Pse e mori përsipër gjithë përgjegjësinë
Nga një mik në Greqi kam dëgjuar shprehjen “Unë marr përgjegjësitë e mia si trim dhe kam mësuar që në jetën time të jem burrë”. Kjo frazë më karakterizon. Nuk më intereson a do të vështirësohet më shumë jeta ime në burg. Jam në izolim dhe do vazhdojë transferimi tim nëpër burgje të tjera. Dy herë në ditë më lejojnë të bëj telefonata për pak minuta.

Deklaratat e nënës së tij
Nëna ime e di se unë jam i pafajshëm dhe se të gjitha veprimet e mia dhe reagimi im janë për padrejtësinë që provoj për vite me radhë. Unë nuk e kam parë atë për katër vjet.

A i erdhi keq për pengjet?
Nuk do të pësonin asgjë të keqe dhe këtë e dinin edhe ata vetë. Ju kujtoj se edhe në dy herët e tjera të arratisjes sime edhe tek kjo tentativë nuk pati asnjë gërvishtje të vetme. Unë nuk prek njerëzit e pafajshëm.
“Trupi im është i burgosur, por fryma ime dhe shpirti im janë të lirë të ëndërrojnë”, përfundon Alket Rizai, i dënuari me burgim të përjetshëm.

loading...