Alket Rizai: Do arratisem serish

loading...

Alket-Rizai1

loading...

“Deri në pikën e fundit të gjakut tim do luftoj, jo vetëm për vete por për mijëra shqiptare të dënuar padrejtësisht”. Kështu ka thënë, i dënuari shqiptar Alket Rizai në një interviste nga burgu për News 24.Në një lidhje të drejtpërdrejtë gjate emisionit me “Zemër të Hapur”, ne studion e te cilit ishte edhe nena e tij, ai tregoi se tentativa e tij e radhës për t’u arratisur erdhi pas drejtësisë së munguar.

Ai tha se nuk ka kryer asnjërën nga vrasjet për të cilat akuzohet, duke shtuar se në Greqi njerëzit dënohen kot, sic thotë ai, thjesht se janë shqiptarë. Ai shkon më tej, duke akuzuar se policia greke ka keqtrajtuar dy bashkëpunëtorët e tij në tentativën e fundit për arratisje dhe i ka dhunuar fizikisht.

“ E bëra për të dhënë një mesazh, na dënojnë kot se jemi shqiptar. Mua më akuzojnë kot. Më akuzojnë për 4 vrasje. Në këtë shtet nuk e gjen dot të drejtën, jo unë por të gjithë shqiptarët. Nëse për mua do kishte një fakt mirë, por nuk ka. Këtu keqtrajtohen të dënuarit, për incidentin e fundit, të huajve këtu ju thyejnë brinjët, nuk i cojnë as në spital. Kisha dy bashkëpunëtorë në këtë ngjarje, ata janë keqtrajtuar”, thotë ai.

I pyetur se çfarë rruge do ndjekë ai për të qenë i lirë, Rizai shton, “Kush është ai qorr që nuk do sy. Nuk e di surprizën e radhës, por do riarratisem. Që nesër do doja të kthehesha në Shqipëri për gjykim, jam 100% i pafajshëm nuk po them se nuk jam engjëll, as djall por këta më kanë kapur për ngjarje që si kam bërë. Nuk kam lidhje fare me vrasjet. Fundja fundja e kam pranuar që kam grabitur bankat greke. Deri në pikën e fundit të gjakut tim do luftoj jo vetëm për vete por për mijëra shqiptar të dënuar padrejtësisht”, tha ai më tej.

loading...