Alexis sulmon Tata Martinon: Je një frikacak!

loading...

loading...
Alexis Sanchez e ka quajtur “frikacak” trajnerin “Tata” Martino në dhomat e zhveshjes së stadiumit Mestalla pasi mori vesh që nuk do të ishte titullar në finalen e Kupës së Mbretit ndaj Realit të Madridit.

Lajmin e ka publikuar gazeta katalanase ‘Sport’ që shton se sulmuesit kilian i ishte premtuar nga stafi teknik që do të ishte pjesë e formacionit në takimin e humbur 2-1, por ky premtim nuk është mbajtur dhe kjo gjë ka sjellë zemërimin e njërit prej golashënuesve më të mirë të Barcelonës në këtë sezon.

Alexis Sanchez nuk pranoi të merrte medaljen e humbësve nga Mbreti Juan Carlos dhe tashmë e ardhmja e tij në Katalunjë është në dyshim të madh.

loading...