Alexis Sanchez: Isha një lypës i rrugve

Transferi i bujshëm i Arsenalit këtë edicion, Alexis Sanchez ka treguar në Londër shumëçka nga jeta e tij. Sanchez u ka treguar mediave angleze për jetën e rëndë të tij që ka bërë si fëmijë. Sanchez ka treguar se është rritur në një kamp të të varfërve në Kili, ndërsa ai me vëllaun e tij janë përkujdesur që si fëmijë të sigurojnë bukën e gojës në mënyra të ndryshme.

“Kam bërë gjithçka për para. Isha një lypës i rrugve. Kur nuk fitoja asnjë para, shitesha si punëtor krahu, por nuk kisha punë sepse isha i vogël të punoja. E bëja me qejf punën e muratorit bashkë me vëllain Humberton. Nëna ime vuante shumë për mua, por unë siguroja bukën e gojës. Futbollin gjithmonë e doja, dhe gjeja kohë për të luajtur në lagje. Më pas pata fatin të dëshmoi veten për talentin që kisha” ka thënë Sanchez.

Por Sanchez tani është shëndrruar në një bos të vërtetë dhe se ka blerë vilë në Londër me çmim 5.9 milion funta.